Disa zona të Kosovës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e disa punimeve të cilat po zhvillohen siç është ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, njofton KEDS.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin viset: Musovit, Greme, Gaçka Semaja, Burrniku, Bajnica, Kashtanjeva, Prushaj, Sllatina e Lepencit, TS-Afrim Tafa-Baicë (Fabrika e ujit), TS-Gurthysi 7 Shtatori-Isa Vishi.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin edhe: Doganaj, Pleshina, Zaskoku dhe Ujësjellësi në Ferizaj.
Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në rajonin e Pejës, si: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljak, Sferk
Vendbanimet që do të mbesin pa tension në rajonin e Prizrenit janë: Manasterice, Llokvice, Neprogoshte, Reqan, Pllanjane Lubinje e Epërme, Lubinje e Ulët, Gornja Selle, Mushnikovë, TS Prevalla, Hotel Sharri, TS Sat styro,TS Shpia e Bardhe , Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.
Tregu i automjeteve në Gjilan do të ketë gjithashtu ndërprerje të energjisë.
Ndërkaq si pasojë e ndërrimit të transformatorëve rrymor, pa energji elektrike do të mbesë Hidrosistemi i Radoniqit në Gjakovë.