Telegrafi

Zogu përfundon në helikë, piloti i aeroplanit në Indi detyrohet të bëjë ulje emergjente – motori i krahut të majtë përfshihet nga zjarri

Një aeroplan komercial që brenda kishte 185 pasagjerë, pësoi defekt kur një zog sulmoi fluturaken dhe u fut në motorin e njërit krah, që më pas u përfshi nga zjarri dhe detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente.

Bëhet fjalë për SpiceJet Boeing 737-800 që po udhëtonte nga Patana në Indi, dhe në një moment sa ishte në ajër u përfshi nga zjarri njëri prej motorëve të fluturakes, transmeton Telegrafi.

E një pasagjer që ishte ulur jo larg krahut të majtë, filmoi me telefon momentin kur nga motori dilte zjarr që ishte shkaktuar

Si pasojë e kësaj, piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente, ku për fat të mirë të gjithë pasagjerët që ishin brenda fluturakes 15 vjet të vjetër, nuk kanë pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/