Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka shpallur listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Kampionatin Botëror të Katarit, në të cilën janë 26 futbollistë.
Tetë futbollistë kanë rënë nga lista e gjerë dhe nuk ka pasur surpriza dhe duket qartë se Kroacia ka sërish një ekip për një renditje të lartë në Botëror, ku do të mbrojë titullin e nënkampiones së botës.
Kroacia ndeshjen e parë në Botëror do ta luajë më 23 nëntor kundër Marokut.
Katër ditë më pas do të luajë kundër Kanadasë, ndërsa grupin do ta mbyllë me një duel kundër Belgjikës.
Kupa e Botës në Katar do të luhet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.
Portierë: Livakovic, Ivusic, Grbic
Mbrojtësit: Gvardiol, Lovren, Sosa, Juranović, Sutalo, Vida, Erlić, Stanišić, Barišić
Mesfushorët: Modric, Brozovic, Kovacic, Pasalic, Mayer, Vlasiq, Suçic, Jakic
Sulmuesit: Perisic, Petkovic, Kramaric, Budimir, Livaja, Orsic
HERE IT IS! 🥁
🇭🇷➡️🇶🇦#Croatia squad for the 2022 @FIFAWorldCup in Qatar!#WorldCup #Family #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/P5T3876pP2
— HNS (@HNS_CFF) November 9, 2022
/Telegrafi/