Telegrafi

Zlatko Dalic dëshiron të largohet nga drejtimi i kombëtares kroate

Zlatko Dalic aktualisht gjendet me pushime pasi fitoi medaljen e argjendtë me ekipin kombëtar kroat në Kampionatin Botëror në Rusi.

Trajneri më popullor kroat po shijon një pushim të merituar pas një muaji të lodhshëm dhe ende nuk dihet saktësisht nëse do të largohet prej drejtimit të kombëtares.

Para Kroacisë, janë kualifikimet e Ligës së Kombeve, ku ndeshjen e parë do ta luajë më 11 shtator kundër Spanjës. Para kësaj, ai do të luajë një ndeshje miqësore kundër Portugalisë.

Zlatko Dalic (Getty Images)

” Unë nuk kam menduar për ndeshjen me Portugalinë. Tani është koha ideale për të shkuar. Vendimin e kam marrë gjatë qëndrimit në Amerikë me familjen dhe ky vendim më takon vetëm mua”.

“Por, pas ardhjes në Zagreb, kur pashë pritjen madhështore që më është bërë, duhet të rishqyrtojë vendimin për shkak të këtyre njerëzve të zakonshëm që janë të rëndësishme për mua, sepse shkaku i atyre emocioneve, po e pyetja veten: A kam të drejtë tani t”i zhgënjej këta njerëz”, tha Dalic, shkruan vecernji list.

Lexo po ashtu Nikola Kalinic refuzon medaljen e argjendtë të botërorit: Faleminderit, por asnjë minutë nuk kam luajtur në Rusi

“Unë shumë shpejt do të marrë një vendim përfundimtar. Do të vendosë për fatin e tim”, ka pohuar ai.

Ndryshe, Kroacia nuk ka arritur që në finale të triumfoj kundër kombëtares së Francës. /Telegrafi/