Telegrafi

Zlatan Ibrahimovic zbulon sekretin pas suksesit te Man Utd (Foto)

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, ka folur pas fitores 3-0 ndaj Sunderlandit.

Suedezi ka shënuar 250 gola që kur ka mbushur 30 vjeç dhe kjo është një tjetër tregues se për atë mosha është vetëm numër.

“Besoj në atë që bëjë, besoj te vetja dhe e di se çfarë jam në gjendje të bëjë dhe nuk jam i shqetësuar. Vetëm luaj lojën time dhe përpiqem të kënaqem”.

“Duket se sa më i vjetër që bëhem aq më inteligjent bëhem, natyrisht që nuk mund të lëvizi si 10 apo pesë vite më parë”.

“Por, aq më i vjetër që bëhesh aq më shumë provojë dhe inteligjent bëhesh. Nuk humbet energji në gjëra që nuk ke nevojë”.

“Loja ime po përmirësohet, po bëhem më i mirë e më i mirë. Po ndihem sikur Benjamin Button, kam lindur i vjetur, por do vdes i ri”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/

(