Site icon Telegrafi

Zlatan fitoi çmim në Suedi, por mori edhe një mesazh emocionues nga David Beckham (Video)

Sulmuesi 35-vjeçar që është tani pjesë e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është zgjedhur për të 10-të herë me radhë ‘Lojtari më i mirë në Suedi’.

Ai ishte prezent në Stokholm për të pranuar këtë çmim.

Por ai mori edhe një mesazh në video nga ish ylli i Manchester United, legjenda David Beckham.

Ai në një video e uroi Zlatanin duke thënë fjalë të mëdha për të.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ibrahimovic zgjidhet futbollisti i vitit të Suedi

Ata luajtën së bashku vetëm gjashtë muaj te PSG dhe arritën të behën shokë të ngushtë.

David Beckham e quajti Zlatan Ibrahimovicin njeri të jashtëzakonshëm dhe është i lumtur që luan në skuadrën e Manchester United, ku ky e kishte filluar karrierën. /Telegrafi/

Exit mobile version