Telegrafi

“Zlatan dëshiron të fitoj gjithmonë, është futbollist i nivelit të lartë”

Marcus Rashford ka folur fjalët më të mirë për bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimovic.

Talenti anglez ndihet i entuziazmuar që është bashkëlojtar me suedezin, pasi po mëson shumë nga mentaliteti i tij prej fituesi të lindur.

“Nuk mund të kërkosh më shumë. Me Zlatan është shumë e lehtë të flasësh dhe të shkosh mirë. Ai qaset në secilës ndeshje për të fituar”, ka thënë fillimisht Rashford.

Lexo po ashtu Shënon me fanellën e shtatë në Evropë, por ende i mungon diçka (Foto/Video)

“Ai dëshiron të fitojë, pavarësisht kundërshtarit, nëse jemi në shtëpi apo jashtë, në çdo lloj situate, ai gjithmonë dëshiron të gjejë një mënyrë për të fituar”.

“Ky mentalitet është ajo që nevojitet për të qenë në nivelin më të lartë. Në këtë nivel është Zlatan dhe aty ka qenë gjithmonë”, ka përfunduar talenti anglez. /Telegrafi/