Telegrafi

Zjarrvënia e qëllimshme lë pa rrymë disa fshatra të Gjakovës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë  përmes një njotimi të tyre të publikuar në rrjetin e tyre social Facebook kanë bërë të ditu se si pasojë e një zjarrëvënie të qëllimshme janë dëmtuar asetet elektroenergjetike të KEDS-it, ku si pasojë disa fshatra të Komunës së Gjakovës kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS, nga ky dëm dhe zjarr, i cili vazhdon të jetë aktiv akoma, është dëmtuar pjesërisht Largpërçuesi 10kV Dobroshi,  me ç’rast kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike rreth 700 konsumatorët e fshatrave Molliq, Batushë, Brovinë, Stubëll, Berjah.

KEDS po ashtu ka bërë të ditur se janë mobilizuar tashmë dhe ndodhen në terren, megjithatë sipas verifikimeve, gjendja është e rëndë dhe nuk dihet saktë se sa i madh është dëmi, për çka eliminimi i dëmit të shkaktuar në kabllot elektrike me gjasë do të marrë kohë.

Zyrtarë të KEDS po ashtu kanë bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë qëllimshëm vatra të tilla zjarresh, sepse këto raste po ndikojnë në dëmtimin e aseteve, duke bërë që shumë konsumatorë të mbeten pa energji elektrike./Telegrafi/