Site icon Telegrafi

Zjarri në Prevallë vazhdon të jetë aktiv, intervenimi nga ajri planifikohet për të hënën

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se zjarri në zonën turistike të Prevallës ende nuk është shuar plotësisht për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarrfikësit kanë krijuar një brez sigurie për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa përpjekjet për shuarjen e tij do të vazhdojnë me ndërhyrje nga ajri të hënën (12 gusht).

Sot në vendngjarje ishin të pranishëm zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zyrtarë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Për më shumë detaje lidhur me situatën dhe zhvillimet e ardhshme, Komuna e Prizrenit do të njoftojë qytetarët në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version