Telegrafi

Zjarri në objektin e Kazakistanit detyroi banorët të hidhen njëri pas tjetrit, njerëzit i pritën poshtë me shilte dhe batanije

Një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Kazakistan detyroi banorët të kërcejnë nga dritarja, vetëm për t’u pritur nga njerëzit poshtë.

Ndërtesa 16-katëshe u përfshi nga zjarri në Almaty, njëherësh qyteti më i madh në Kazakistan, kur kabllot morën flakë në një bosht ashensori midis katit të pestë dhe të gjashtë, transmeton Telegrafi.

Rreth 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesa e përfshirë nga flakët, por disa në katet më të larta u detyruan të kërcenin kur objekti mbulua nga zjarri.

Pamjet të cilat u publikuan në mediet e huaja, tregojnë siç duket një familje tre anëtarëshe që u detyrua të kërcente nga kati i lartë i objektit për të shpëtuar. Nëna si fillim hodhi fëmijën, pastaj u hodh vet, dhe në fund edhe burri i kësaj të fundit.

Derisa u hodhën njëri pas tjetrit, banorët i pritën poshtë me batanije e shilte. Për fat të mirë të tre shpëtuan më mirë.

Nuk dihet se sa persona kërcyen kështu, mirëpo dyshimet janë se kishte pasur më shumë, sipas pamjeve. /Telegrafi/