Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë luksoze 61-katëshe në Mumbai, në perëndim të Indisë.
“New Delhi TV” raportoi se një person ka humbur jetën, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet zjarrfikëse.
Pamjet televizive tregojnë tym të zi të fortë që del nga banesa në katin e 19-të të pallatit, ndërsa 16 zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Fire in a Mumbai Building – One Avighna Park, Curry Road. The fire is apparently under control. Unconfirmed news of a casualty, issue with fire hose unable to reach the burning floor.
Pic courtesy:WhatsApp of residents of nearby buildings.
Praying for safety of all#MumbaiFire pic.twitter.com/WBAxexSDYl— manisha singhal (@manishasinghal) October 22, 2021
Zjarret janë të zakonshme në Indi, sepse ndërtuesit dhe banorët shpesh shkelin ligjet e ndërtimit dhe standardet e sigurisë.
Në gusht, tetë pacientë me coronavirus u vranë në një zjarr në një spital në Ahmedabad, në shtetin indian të Gujarat.
Në muajin dhjetor të vitit 2018, një zjarr në një restorant në Mumbai vrau 15 persona. /Telegrafi/