Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit paralajmërojnë për gjërat që njerëzit nuk duhet të fusin kurrë në kabllo vazhduese

Me ardhjen e muajve më të ftohtë të vitit, sistemet e ngrohjes po tërhiqen nga depozitat, gati për t’u ndezur së shpejti.

Sipas zjarrfikësve, njerëzit duhet të paralajmërohen në kohë për gjërat që nuk duhet t’i futin kurrë në një kabllo vazhduese në mënyrë që të parandalojnë një zjarr .

Dy prej tyre i gjeni më poshtë:

Ngrohësit e hapësirës

Ngrohësit e hapësirës janë me të vërtetë pajisje popullore të ngrohjes mes njerëzve kur fillon sezoni i dimrit. Të gjithë duam të ndjehemi të ngrohtë dhe komod kur moti ftohet vërtet jashtë. Me fillimin e sezonit të ngrohjes së shpejti, zjarrfikësit e Oregonit në SHBA kushtuan një nga postimet e tyre në Facebook për të paralajmëruar njerëzit që të mos lidhin një ngrohës të hapësirës në kabllo vazhduese. Për shkak të rrjedhës së shtuar të energjisë ato mund të mbinxehen ose madje të marrin flakë.

Jini të vetëdijshëm për kufijtë e kabllos vazhduese

Mos harroni se nuk duhet të mbingarkoni asnjëherë rrymën tuaj sepse atëherë fillon të shkaktojë zjarre. Ju kurrë nuk duhet të harroni se kabllo juaj vazhduese nuk mund të tërheqë aq shumë energji elektrike pa u mbingarkuar. Shikoni paketën sepse aty mund të gjeni informacione për serinë e numrave, duke iu referuar fuqisë që mund të përballojë. /Telegrafi/

Exit mobile version