Telegrafi

Zjarret po shkatërrojnë zonat turistike të Greqisë – Telegrafi sjell pamje dramatike nga Lamia

Shteti grek po ballafaqohet me zjarre të shumta shkaku i temperaturave të larta.

Greqia është një ndër shtetet evropiane që po vuan shumë shkaku i ngritjes së temperaturave.

Korfuzi dhe Rhodes tash e disa ditë po luftojnë me zjarret e shumta që po shkaktojnë dëme të shumta materiale dhe kanë marr jetë njerëzish.

Telegrafi ka siguruar pamje të djegies së disa zonave turistike dhe përhapjes së tymit të dendur.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka filluar evakuimi i pushuesve nga Lamia për në Volos.

Lexo po ashtu Zjarrfikësit 'luftuan me zjarret' në Greqi edhe gjatë natës, digjen ferma dhe fabrika

Kujtojmë se gjashtë zona mbeten në alarmin e kuq, me paralajmërime për rrezik ekstrem nga zjarret.

Deri më tani raportohet se dy persona e kanë humbur jetën në Greqinë qendrore. /Telegrafi/