Site icon Telegrafi

Zjarret në Greqi po vazhdojnë të shkatërrojnë gjithçka, dëmtohen mbi 150 shtëpi

Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri që ka kapluar manastirin dhe dhjetëra fshatra në ishullin grek Evija. Është një prej 100 vatrave të zjarrit që po shkatërrojnë gjithçka në këtë vend.

Ekipet e zjarrfikësve edhe sot kanë vazhduar betejën e tyre në afërsi të Athinës, kurse kryetari i Olimpit, djepit të lojërave Olimpike, ka kërkuar ndihmë për fikjen e zjarrit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, zjarret që kanë shpërthyer në Greqi po ndodhin për shkak të temperaturave të larta.

“Po zhvillojnë betejën me titanë. Më e rënda pritet të ndodhë”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Në anën tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se ngrohja globale po kontribuon në çështjen e zjarreve në mbarë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version