Site icon Telegrafi

Zjarret në Greqi, gjen vdekjen një bari i cili kishte nxituar për të shpëtuar delet e tij

Një bari i moshuar ka gjetur vdekjen të hënën në një zjarr në Prodromos në rajonin e Boeotia të Greqisë, herët në mëngjes.

Sipas policisë, 80-vjeçari ka nxituar për të shpëtuar delet e tij pasi ka marrë një mesazh për të evakuuar fshatin, përcjell Telegrafi.

“Fronti i zjarrit është i madh dhe po fryjnë erëra të forta. Ne po përpiqemi shumë ta kontrollojmë atë”, ka thënë kryebashkiaku i Thiva, Giorgos Anastassiou.

Sipas kryebashkiakut, një vendbanim pranë fshatit Sarantis tashmë është evakuuar pas një mesazhi të dërguar në numrin e urgjencës 112.

Ndërkohë, zjarri i madh në Aleksandropolis vazhdon me intensitet të pandërprerë për të tretën ditë radhazi.

Sipas Zjarrfikësve, zjarri ka qenë i vështirë për t’u izoluar për shkak të erërave të forta në zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version