Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1200 fëmijë u evakuuan ndërsa flakët iu afruan kampit të tyre.
Ndërkohë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se ndezi një tjetër flakë në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.
Ndërkohë që vala e fortë rajonale e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi, thonë vëzhguesit e motit, shërbimi meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku për zjarre të tjera mbetet i lartë.
#BREAKING #Greece Footage from the fires in the Attica region. With the help of the KTEL (bus company) and tourist coaches, the Loutraki regional government has evacuated 1200 children from summer camps in the region, residents of retirement homes as well as whole communities. pic.twitter.com/mJgH1rnkiU
— The National Independent (@NationalIndNews) July 17, 2023
Siç thuhet më tej, zjarret u ndezën nga erërat e forta, me qindra zjarrfikës që luftuan për të frenuar përhapjen e flakëve.
Televizioni grek tregoi disa shtëpi dhe makina të djegura nga flakët, ndërsa tymi i bardhë i dendur ngrihej nga vegjetacioni i djegur.
Në fshatin Kalyvia, pranë Kouvaras, tymi i dendur bllokoi rrugët dhe murgjit u evakuuan nga një manastir lokal.
Greqia ka shënuar temperatura prej 40 gradë Celsius (104F) ose më shumë ditët e fundit.
Incendie près de Loutraki…La circulation sur l'autoroute entre Athènes et Corinthe a été interrompue #greece #heatwave #fire https://t.co/NS3Y76C2xO
— Marina Rafenberg (@MarinaRafen) July 17, 2023
Akropoli në Athinë – atraksioni më i njohur turistik i vendit – u mbyll gjatë orëve më të nxehta të së premtes dhe të shtunës për të mbrojtur vizitorët.
Vendet fqinje duke përfshirë Italinë dhe Spanjën kanë përjetuar gjithashtu temperatura jashtëzakonisht të larta.
“Temperaturat do të arrijnë një kulm midis 19 dhe 23 korrikut – jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan”, tha meteorologu italian dhe eksperti i klimës Giulio Betti për BBC. /Telegrafi/