Site icon Telegrafi

Zjarre në disa vende në Mitrovicë – Disa janë shuar, në disa tjera ekipet janë ende duke intervenuar

Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së sotme ka pasur zjarre në disa vende në zonën e Mitrovicës.

Nga zjarrfikësit në Mitrovicë për Telegrafin kanë thënë se sot ka pasur zjarre në lagjen Vaganicë të Mitrovicës, në Melenicë dhe Vidishiq rrugës për në fshatin Selac, shkruan Telegrafi.

Ata kanë bërë të ditur se është lajmëruar edhe një rast në Kaqandoll, por atje nuk kanë pasur ekipe të dërgojnë.

Sipas tyre, deri më tani nuk janë lajmëruar dëme të shkaktuara nga zjarret dhe në disa vende ekipet e zjarrfikësve janë ende duke intervenuar.

“Sot ka pasur zjarre në Melenicë, në Vidishiq rrugës për Selac dhe në lagjen Vaganicë të Mitrovicës. Është lajmëruar edhe një rast në Kaqandoll por atje nuk kemi pasur ekipe t’i dërgojmë. Në disa vende janë shuar zjarret, në disa tjera ekipet e zjarrfikësve janë ende duke intervenuar. Deri më tani nuk janë lajmëruar dëme”, kanë thënë ata. /Telegrafi/

Exit mobile version