Telegrafi

Zjarr në tragetin me 287 persona në Greqi

Një zjarr ka shpërthyer në një traget që lundronte nga Greqia në Itali, me 287 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, bëri të ditur mbrëmë Roja Bregdetare Greke.

Kathimerini grek raporton se pasagjerët janë evakuuar dhe tashmë ndodhen në varkat e shpëtimit ndërsa për momentin vetëm një person raportohet të jetë lënduar rëndë dhe është dërguar për tretman në spital.

Roja Bregdetare deklaroi se në bord ndodheshin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë tre anije të Rojes Bregdetare, ndërsa Kathimerini bën të ditur se në operacionin e shpëtimit janë përfshirë edhe helikopterë.

Pasagjerët e shpëtuar duke folur për Proto Thema përshkruan skenat dramatike në bordin e anijeve. Në fillim, siç thonë ata, pati shumë konfuzion, por pasi morën udhëzimet e duhura, gjithçka shkoi mirë.

“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri do të na kishte përfshirë”, tha një shoferi i një kamioni.

“Flakët filluan të dalin nga kuvertat e jashtme pasi ne kishim evakuuar anijen. Pikërisht atëherë dëgjuam shpërthime që vinin ndoshta nga automjetet që shpërthyen. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar”, shtoi ai.

Trageti Euroferry Olympia, nën flamurin italian, ka lundruar nga Igumenica në Greqi për në portin e Brindisit në Itali dhe zjarri ka rënë në afërsi të ishullit të Korfuzit në detin Jon.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa autoritet greke kanë filluar hetimet më të detajuara. /Telegrafi/