Një zjarr ka rënë në stacionin e autobusëve në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Sipas informacioneve të para nga portali boshnjak, Klix.ba, raportohet edhe për të lënduar.
Në vendngjarje janë dërguar disa ekipe zjarrfikëse Zjarri përfshiu dyqanet brenda Stacionit të Autobusëve.
Tymi i dendur fluturoi shpejt mbi zonë dhe shumë njerëz u larguan në panik nga zona e stacionit.
Në vendngjarje janë dërguar edhe ekipe të ambulancës dhe policisë.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin në rrugën “Put Zivota” në Sarajevë. /Telegrafi/