Telegrafi

Zjarr në një spital në Pekin, humbin jetën 21 persona – pacientët zbresin nga dritaret me çarçafë

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një zjarr që kaploi një spital në Changfeng të Pekinit, ku si pasojë janë evakuuar dhjetëra pacientë nga frika se mund ta kenë të njëjtin fat.

Personeli i spitalit kanë arritur të evakuojnë 71 pacientë, që ishin të paaftë të lëvizin pa ndihmën e dikujt, transmeton Telegrafi.

Pamjet e zjarrit që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqin tymin e zi që ngritet në qiell dhe del nga ndërtesa, derisa disa persona shihen duke dalë nga dritaret dhe çarçafët i shfrytëzuan si litarë.

Të tjerët u ngjitën në pajisjet e ajrit të kondicionuar që ishin të vendosur pranë dritareve të spitalit.

E pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar kurse akoma nuk dihen shkaqet që çuan të shpërthimi i zjarrit. /Telegrafi/