Site icon Telegrafi

Zjarr në një spital në kryeqytetin e Iranit

Tashmë është nën kontroll një zjarr i madh që shpërtheu në një spital në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Kështu raportuan mediat shtetërore iraniane, ku një zyrtar tha se zjarri kishte përfshirë fasadën e jashtme të ndërtesës.

Nuk pati viktima, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, Jalal Maleki për televizionin shtetëror, duke shtuar se tashmë kanë nisur hetimet, shkruan reuters.

“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë raport për ndonjë person të plagosur rëndë. Zjarri ka prekur kryesisht pjesën e jashtme të godinës së spitalit”, tha Maleki.

Televizioni shtetëror tha më herët se zona përreth Spitalit Gandhi në veri të Teheranit ishte rrethuar dhe spitali ishte duke u evakuuar.

Sipas informacioneve, Spitali Gandhi ka 100 shtretër, 17 salla operacioni dhe 100 suita rezidenciale. /Telegrafi/

Exit mobile version