Të paktën 27 persona u vranë pasi një zjarr shpërtheu sot në një klinikë psikiatrike në qytetin japonez të Osakas, tha një zyrtar japonez i paidentifikuar.
Një zyrtar nga shërbimi zjarrfikës i qytetit Osaka i tha reuters se të paktën 28 persona tjerë janë lënduar.
Është konfirmuar se tre persona kanë vdekur në spital, njofton transmetuesi MBS. Policia po heton shkakun e zjarrit, duke përfshirë raportimet se një burrë i vuri flakën ndërtesës, raportoi Kyodo News, duke cituar njerëzit e përfshirë në hetim, raporton bbc.
Japan: 27 feared dead as fire breaks out in commercial building in Osaka: 9 people died 18 people cardiopulmonary arrest Suspected of arson in Osaka Building fire. Nine people were confirmed dead in a fire that broke out in the psychosomatic medicine department of a building in pic.twitter.com/wIjBA5V6GR
— worldnews24u (@worldnews24u) December 17, 2021
Gazeta “Jomiuri” bën të ditur se një i moshuar ka futur në pallat një qese, nga e cila ka rrjedhur një lëng i ndezshëm dhe ku ka marrë flakë.
Zjarri shpërtheu menjëherë pasi klinika, e vendosur në katin e katërt të një ndërtese tetëkatëshe, filloi të funksionojë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi televizioni publik NHK. Një pamje e NHK tregon tymin që buron nga një dritare e katit të katërt.
Ndërtesa strehon një klinikë, një shkollë të gjuhës angleze dhe disa kompani të tjera. Gjithsej 70 vetura zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar zjarrin, i cili vë nën kontroll brenda gjysmë ore nga thirrja e ambulancës. /Telegrafi/