Telegrafi

Zjarr në një fabrikë të kimikateve në Indi, 18 të vdekur

Një zjarr që përfshiu një fabrikë për prodhimin e përgatitjeve kimike në qytetin perëndimor indian Pune, vrau 18 vetë.

Njëzet njerëz i mbijetuan zjarrit dhe siç shtoi policia, trupat e djegur të viktimave u gjetën.

Administrata e rrethit ka urdhëruar një hetim mbi aksidentin, njoftoi reuters.

Zjarri shpërtheu në uzinën ku përgatit kimikate prodhuesi, SVS Aqua Technologies, ndër të tjera, dezinfektues dore, njoftoi media lokale.

Kryeministri indian Narendra Modi dërgoi ngushëllime në Twitter, “familjet e viktimave do të merrnin 200,000 rupi (2,750 dollarë) secila, ndërsa të plagosurit do të merrnin 50,000 rupi”. /Telegrafi/