Site icon Telegrafi

Zjarr në një burg të Iranit, raportohet edhe për të shtëna

Videot në internet duket se tregojnë tymin që ngrihej nga burgu Evin në kryeqytetin iranian Teheran, i cili mban të burgosur politikë, derisa të shtunën mund të dëgjoheshin të shtëna dhe një alarm.

“Të shtëna armësh mund të dëgjohen nga burgu Evin dhe mund të shihet tym”, tha faqja e aktivistëve 1500tasvir.

Një zyrtar iranian i sigurisë tha se “banditët” i vunë zjarrin magazinës së veshjeve të burgut, gjë që çoi në një zjarr në burg, raportoi media shtetërore iraniane IRNA. Burgu Evin i Teheranit është një objekt famëkeq brutal ku regjimi burgos disidentët politikë.

“Tani situata është plotësisht nën kontroll dhe zjarrfikësit po shuajnë zjarrin”, tha zyrtari i sigurisë për IRNA.

Exit mobile version