Telegrafi

Zjarr në fshatin Babaj i Bokës

Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë është kapluar nga flakët e zjarrit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëhet e ditur që në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë forcat e KFOR-it të cilat së bashku me brigadën e Zjarrfikësve po bëjnë përpjeke për shuarjen e zjarrit.

Theksojmë që nga brigada e Zjarrfikësve vazhdimisht bëhet thirrje që të bëhet kujdes i shtuar dhe që të mos ndizen zjarre të cilat mund të qojnë në pasoja shumë të rënda.