Site icon Telegrafi

Zjarri në bjeshkët e Deçanit, policia ende pa të dyshuar

Një zjarr masiv ka përfshirë Bjeshkët e Deçanit të shtunën, duke shkatërruar disa hektarë pyje. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, rreziku ende mbetet i lartë për shkak të kushteve të thata në terren.

Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, ka bërë thirrje për ndihmë nga vullnetarët, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e flakëve.

Ndërkohë, Policia nuk ka identifikuar ende asnjë të dyshuar lidhur me shkaktimin e zjarrit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkakun dhe përgjegjësit e mundshëm të kësaj fatkeqësie natyrore./Telegrafi/

Exit mobile version