Një zjarr i madh ka përfshirë malet e Deçanit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore të pasura me bimësi dhe drunj të ndryshëm.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet shtetërore për të ndaluar përhapjen e flakëve.
“Ju bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore për ndërhyrje emergjente në ndaljen e zjarreve në malet e Deçanit, zjarr i cili ka marrë përmasa shqetësuese. Dënojmë zjarrvënien e cila ka shkatërruar hektarë të tërë të pasur me bimë, gështenja e drunj të ndryshëm”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve.
Deri më tani, nuk ka informacione për të lënduar, por dëmet në mjedis janë të konsiderueshme. Autoritetet ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare për situatën dhe masat që po ndërmerren për shuarjen e zjarrit./Telegrafi/