Një zjarr i madh shpërtheu sot në një rafineri në jug të Teheranit dhe nuk është raportuar viktima deri më tani, raportuan mediat shtetërore iraniane.
“Një zjarr shpërtheu në një fabrikë të gazit të lëngshëm në rafinerinë Tondguyan në Teheran”, i tha një zyrtar lokal televizionit shtetëror.
Zjarrfikësit janë dërguar në zonë, njoftoi agjencia e lajmeve iraniane IRNA, ndërsa televizioni raportoi se tymi i madh që ngrihej mbi rafineri mund të shihej nga pjesë të ndryshme të Teheranit.
https://twitter.com/disclosetv/status/1400114910798008321
Një zjarr në rafineri shpërtheu disa orë pasi anija më e madhe e marinës iraniane, Kharg, mori flakë, e cila më vonë u fundos në Gjirin e Omanit.
Asnjë shpjegim i mëtejshëm nuk është dhënë për incidentin e fundit në rajonin e rrugëve ujore të ndjeshme, ku armiqtë e vjetër Izraeli dhe Irani kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet ndaj anijeve.
Kharg është një cisternë që u përdor për të furnizuar me karburant anijet luftarake në det të hapur. Ajo u nis në det në vitin 1977 dhe u bashkua me Marinën iraniane në vitin 1984. /Telegrafi/