Telegrafi

Zjarr i madh në një qendër tregtare në Beograd, helikopterët dhe  zjarrfikësit në terren – nuk raportohet për të lënduar

Në qendrën tregtare kinezë në Beograd ka shpërthyer një zjarr i madh.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe njësitet e helikopterëve, si dhe mbi 70 zjarrfikës, transmeton Telegrafi.

Tym i zi është parë duke u ngritur në qiell nga qendra tregtare në Beograd.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo shumën e dëmeve materiale që është shkaktuar nga zjarri.

Gjithashtu nuk dihet shkaku që çoi te shpërthimi i madh i zjarrit.

Qytetarët thonë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme si pasojë e disa bombolave të gazit, që u përfshin nga zjarri që gjendeshin brenda lokaleve ku servohet ushqimi i shpejtë. /Telegrafi/