Site icon Telegrafi

Zjarr i madh në mes të natës në një shtëpi të banimit në Komogllavë të Ferizajt

 

Një familje në fshatin Komogllav të Ferizajt që nga mëngjesi i së martës kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pasi që në mesnatën e shkuar shpërthimi i një zjarri të madh ua dogji shtëpinë. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, andaj organet përkatëse po punojnë në këtë drejtim.

Zjarrfikësit kanë njoftuar se informatën e kanë marrë në ora 23:50 rreth mesnatës dhe kanë intervenuar menjëherë.

Sipas zjarrfikësve materiale janë mjaftë të mëdha, por lëndime në njerëz nuk ka pasur.

“Zjarrfikësit pasi kanë marrë informatën brenda afateve kohore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Zjarri ka qenë mjaftë i madh në këtë shtëpi, por fatmirësisht lëndime në njerëz nuk ka pasur. Ende nuk dihen shkaktarët e shpërthimit të këtij zjarri, andaj ekipet përkatëse po punojnë në këtë drejtim”, ka thënë Zymri Krasniqi, Komandant i Zjarrfikësve në Ferizaj.

Exit mobile version