Site icon Telegrafi

Zinku zvogëlon simptomat e ftohjes

Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë Wayne në Detroit, kanë studiuar efektin e tabletave të acetatit të zinkut në mjekimin e ftohjes te 50 vullnetarë të cilët kanë pasur simptoma të ngjashme me gripin.

Pjesëmarrësit në studim kanë marrë nga një tabletë e cila përmbante 13.3 mg zink ose placebo çdo dy ose tre ore gjatë ditës.

Kohëzgjatja mesatare e simptomave të ftohjes ishte katër ditë te grupi i cili kishte marrë zink në krahasim me ata të cilët kishin marrë placebo, ku simptomat kishin zgjatur deri në shtatë ditë.

Te personat të cilët kishin marrë zink, simptomat e ftohjes ishin ndërprerë te 56% e pjesëmarrësve pas vetëm katër ditësh, ndërsa te grupi tjetër kishin vazhduar edhe më tutje simptomat.

Burimet kryesore të zinkut janë mishi i kuq dhe i organeve të brendshme, pastaj bizelet, arrat, lajthitë, bajamet, ushqimet me prejardhje detare, drithërat etj.

Exit mobile version