Telegrafi

Zinedine Zidane shfaqet në stërvitjen e Betisit: Çfarë po bën atje?

Zinedine Zidane ka mbetur pa punë që nga largimi nga Real Madrid në vitin 2021.

Imagjinoni habinë e fansave kur francezi ikonë u shfaq papritur në një seancë stërvitore të Real Betis në mes të ditës.

A do të jetë e mundur? A është Zizou gati të marrë drejtimin e një ekipi tjetër në Spanjë?

Epo, jo. Zidane nuk ishte aty për të stërvitur, por për të vëzhguar.

Djali i tij 18-vjeçar, Elyaz ishte sot në stërvitje me ekipin e parë të Betis.

Babai krenar ishte aty për të mbështetur më të voglin nga katër fëmijët e tij. /Telegrafi/