Zinedine Zidane e ka vënë në listën e tij të shkurtër të përforcimeve mesfushorin e Olympique Lyon, Tanguy Ndombele, ku për të është i gatshëm të ofrojë emra si Casemiro ose Marcos Llorente.
Trajneri 46 vjeçar u rikthye te Real Madridi pas insistimit të presidentit Florentino Pérez. Julen Lopetegui dhe Santiago Solari kishin dështuar të imponimin frymë triumfuese në skuadër.
Puna e parë e Zidanes është që ta planifikojë ekipin për edicionin që po vije dhe sipas AS ylli i Lyon, Ndombele do të jetë blerja e parë.
22 vjeçari është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë duke e dëshmuar edhe në ndeshje ndaj Barcelonës dhe TSG Hoffenheimin.
Manchester City dhe Paris Saint-Germain po ashtu e duan lojtarin.
Lyoni është i interesuar ta kthejë sulmuesin Mariano Diaz dhe kjo ia lehtëson punën Realit.
Deri më tani është blerë për 50 milionë euro Eder Militao nga FC Porto. Te Reali do të kthehen edhe emra si Martin Odegaard, Borja Mayoral, Raul de Tomas dhe Mateo Kovacic që janë në huazim.
Disa nga këta mund të përdoren për të arritur te ndonjë nga lojtarët e preferuar, duke e përdorur formulën e shkëmbimit. /Telegrafi/