Site icon Telegrafi

Zinchenko i bën thirrje prekëse botës së futbollit për ta mbështetur kauzën e tij

Oleksandr Zinchenko i ka bërë thirrje gjithë futbollistëve dhe klubeve që ta mbështesin kauzën e tij “Stop luftës” në Ukrainë.

Mesfushori ukrainas që luan te Manchester City ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke i bërë thirrje, çdo tifozi, trajneri, lojtari e puntori të botës së sportit që të bëhen të gjithë bashkë për ta ndaluar luftën që po ndodh në vendin e tij në Ukrainë.

Në videon e re, futbollistë të ndryshëm kanë ndarë një mesazh duke thënë: “I bëjmë thirrje komunitetit të futbollit. Të gjithëve atyre që e duan lojën e futbollit. Çdo tifoz, çdo lojtar. Çdo trajner, çdo menaxher. Të gjithë ata që kuptojnë dhe duan futbolli.

Lexo po ashtu Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli

“Ne ju bëjmë thirrje t’i shpjegoni të gjithë botës. Për t’i treguar çdo banori të planetit. Se nën mbulesën e një operacioni special, trupat ruse po bëjnë një luftë të hapur kundër Ukrainës”.

“Ata po bombardojnë zona të banuara, me raketa dhe qëllojnë civilë. I bëjmë thirrje të gjithëve që na dëgjojnë t’i rezistojnë kësaj lufte, ndaloni shkatërrimin dhe gjakderdhjen”, thuhet në reagimin e tyre.

Tragjedia e luftës që po copëton Ukrainën, ka shkaktuar viktimën e parë edhe nga bota e futbollit.

Dmitry Martynenko, lojtar i Gostomel, ekip që luan në ligat e vogla të Ukrainës, vdiq me nënën e tij pas një bombe që goditi ndërtesën ku ndodhej shtëpia e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version