Sipas disa të dhënave nga shkencëtarët amerikanë, kikirikët e zier janë katër herë më të mirë se kikirikët e papërpunuar, kikirikët e thatë dhe kikirikët e pjekur në vaj.
Në fakt, kikirikët e zier kanë katër herë më shumë substanca fitokimike dhe antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat nga sëmundjet e ndryshme degjeneruese, përfshirë kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Uji dhe nxehtësia ndihmojnë që nga kikirikët të lirohen substanca të rëndësishme kimike për organizmin, mirëpo duhet pasur kujdes që të mos zihen tepër, sepse kjo do t’i shkatërronte substancat e liruara.