Telegrafi

Zielinski: Napoli mund ta fitojë titullin

Mesfushori i Napolit, Pitor Zielinksi, ka deklaruar se kampionati italian ende nuk ka përfunduar dhe ai dëshiron që ta rihapë luftën për titull duke mposhtur Juventusin.

Napoletanët janë 10 pikë prapa liderëve të kampionatit, por reprezentuesi polak beson se ata mund ta fitojnë titullin këtë sezon.

“Ekziston pritje e madhe për këtë ndeshje. Ne e dimë se tifozët tanë duan që ne të fitojmë, por ne duam që ata t’i gëzojmë”.

“Ne duam ta mposhtim Juventusin për t’iu afruar Juventusit. Lufta për titull ende nuk ka përfunduar dhe ne definitivisht mund ta ri-hapim atë. Ne duam të përfundojmë sa më lart që të mundemi”.

“Për momentin jemi të fokusuar në kampionat dhe përkundër faktit se kemi disavantazh në Coppa Italia, unë besoj në sukses edhe aty”, deklaroi Zielinksi. /Telegrafi/