Telegrafi

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zinedine Zidane ka pranuar të marrë drejtimin e Olympique Marseille, por vetëm nëse u shitet arabëve.

Frank McCourt, financuesi aktual i Olympique Marseille, po përgatitet të shesë klubin që ka në pronësi që nga viti 2016, me arabët tashmë kanë shfaqur interes.

Goal dhe Sun shkruajnë se Zinedine Zidane ka kërkuar një buxhet transferimi prej 260 deri në 300 milionë euro, për të lehtësuar ardhjen e tij në Olympique Marseille, por e gjithë kjo mund të ndodhë vetëm nëse Frank McCourt vendos të shesë klubin.

Ky i fundit para disa ditësh njoftoi si trajner të ri, Gennaro Gattuson.

Si trajner i Real Madridit, Zidane fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa UEFA dhe dy Superkupa Spanjolle.

Zinedine Zidane ka drejtuar për herë të fundit Real Madridin dy vjet më parë. /Telegrafi/