Telegrafi

Zidane kandidat për postin e trajnerit të Brazilit

(Foto: The Sun)

Federata Braziliane e Futbollit e dëshiron Zinedine Zidane në vend të Tite në postin e trajnerit të përfaqësueses.

Përzgjedhësi i deritanishëm i Brazilit u tërhoq nga posti, pas eliminimit në çerekfinale të skuadrës që konsiderohej favorite për ta ngritur Kupën e Botës.

Sipas Ok Diario, Selecao do të përpiqet t’i sigurojë shërbimet e trajnerit që ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me Real Madridit.

(Foto: Reuters)

Brazili thuhet se nuk ka arritur ta bindë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi ai veçmë kishte nënshkruar kontratë të re në Etihad Stadium deri në vitin 2025.

Fenomeni brazilian, Ronaldo, i cili është i afërt me Federatën Braziliane të Futbollit e ka propozuar Zidane për postin e trajnerit.

Kandidat tjetër për ta drejtuar Brazilian është edhe trajneri aktual i Realit, Carlo Ancelotti, i cili megjithatë ka paralajmëruar se do të pensionohet pas largimit nga Los Blancos. /Telegrafi/

(Foto: Getty)