Site icon Telegrafi

Zidane e ka refuzuar Man Unitedin për dy arsye qesharake

Zinedine Zidane ka refuzuar mundësinë për të menaxhuar Manchester United, sipas asaj që raportojnë mediat në Angli.

Legjenda franceze nuk ka qenë në garë që kur përfundoi periudha e tij e dytë në krye të Real Madridit në vitin 2021.

Zidane fitoi dy tituj të La Ligës dhe tri Liga të Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Los Blancos.

Ai është lidhur rregullisht me një rikthim në menaxhim dhe raportimi nga Foot Mercato bën të ditur se ai është në radarin e Manchester United.

Ata thonë se shefi i Ineos, Sir Jim Ratcliffe, ëndërron të punësojë Zidane nëse ai e shkarkon Erik ten Hag.

Megjithatë, gazetari Julien Laurens është i bindur se ikona 51-vjeçare nuk do të kishte asnjë interes të transferohej në Old Trafford.

Lexo po ashtu Nuk e ka në mendje Bayernin - zbulohet plani i Zidanes për t'u kthyer në zejen e trajnerit

Ai tha për RMC Sport: “Më kanë thënë gjithmonë se pengesa gjuhësore për sa i përket anglishtes së tij, të cilën ai nuk e flet dhe nuk dëshiron domosdoshmërisht ta mësojë, ka qenë gjithmonë një pengesë për të shkuar në Ligën Premier”.

“Nuk mendoj se atij i pëlqen as jeta në Angli. Ai nuk donte të shkonte si lojtar dhe as nuk dëshiron të shkojë si trajner”.

Ka pasur raportime që sugjerojnë se vetëm Bayern Munich, ish-klubi i tij Juventus dhe kombëtarja franceze do ta tundonin Zidane të rikthehej në punë. /Telegrafi/

Exit mobile version