Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pret angazhim maksimal të lojtarëve të tij ndaj Bayern Munichut.
Për Zidanen kjo sfidë do të thotë një ri-takim me trajnerin e Bayernit, Carlo Ancelotti, i cili ia dha postin e asistentit të trajnerit kur ishte në krye të Real Madridit.
“Unë isha asistenti i Carlo Ancelottit, të cilin vërtet e përgëzoj për punën që ka bërë dhe sa shumë ka bërë për këtë klub”.
“Por sot, pa dashur që ta nëmçmoj, ne bëjmë punën e njëjtë dhe do të luajmë kudnër njëri-tjetrit dhe të dy do të duam që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, potencoi Zidane. /Telegrafi/
Real Madridi dhe Bayerni përplasen në kuadër të çerekfinales së finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/