Site icon Telegrafi

Zidane arrin para marrëveshje me Francën

Franca ka një marrëveshje me Zinedine Zidanen që ish-trajneri i Real Madridit të marrë drejtimin pas Kupës së Botës.

Trajneri 50 vjeçar është i papunë që nga largimi nga Real Madridi në maj të vitit 2021.

Por, ai do të rikthehet në garë si trajner i përfaqësueses me të cilin fitoi Kupën e Botës si lojtar në vitin 1998.

Zidane ka një marrëveshje në parim për ta marrë drejtimin në janar, sipas Mundo Deportivo.

Trajnerit aktual Didier Deschamps i skadon kontrata në fund të vitit. Dhe Franca duket se është e vendosur të zëvendësojë njeriun që i çoi në lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2018, pavarësisht nga rezultatet në Katar.

Deschamps është trajner i kombëtares që nga viti 2012.

Mundo Deportivo vazhdon të pretendojë se marrëveshja e Zidane me federatën franceze është “praktikisht e plotë”. Thuhet se atij do t’i bashkohet asistenti i besuar David Bettoni, i cili ishte krahu i tij i djathtë në Real Madrid.

Roli i trajnerit në Francë pretendohet të jetë puna “ëndërr” e Zidanes dhe bëri që ai të refuzojë marrjen e Paris Saint-Germain në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version