Telegrafi

Ziberi, selektor i Kosovës në volejboll

Profesor Miftar Ziberi, themelues i klubit të volejbollit Shkëndija të Tetovës, trajner shumë vjeçar i këtij klubi dhe ish selektor i reprezentacionit të Maqedonisë në dy vitet e ardhshme do të jetë selektor i reprezentacionit të volejbollit në Kosovë.

“Ky emërim ka ardhur si rezultat i punës shumë vjeçare të cilën e kam bërë në volejboll. Gjithashtu unë 10 vite kam dhënë mësim në Fakultetin e Kulturës Fizike në Kosovë në lëndën e volejbollit dhe kam qenë disa vite trajner i skuadrës nga Peja “E Jona Peja” dhe kam ndihmuar volejbollin Kosovar me dëshirën më të madhe në të gjitha format”deklaroi Miftar Ziberi.

Duke pasur parasysh situatën e volejbollit në Kosovë, shtrohet pyetja se  sa ka kapacitet volejbolli kosovar të ballafaqohet me volejbollin  ndërkombëtar.

“Falë angazhimeve të presidentit të Federatës së Volejbollit, Abedin Ibraimit, kjo ëndërr shumë vjeçare u bë realitet dhe Kosova u pranua në të gjitha insititucionet e volejbollit dhe kjo tani ka dhënë një shtytje më të  madhe afirmimit të volejbollit si dhe ka hapur dyert që në mënyrë më shkencore t’i qasen mësimit të kësaj loje sportive” tha ai

Seleksionuesi Miftar Zyberi me punë do të fillon që nga 1 qershori, ndihmës i tij do të jetë Xhavit Mustafa, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë miqësorja me reprezentacionin e Shqipërisë në fund të qershorit.