Site icon Telegrafi

Zhvillohen punime për rregullimin e ndriçimit publik në Polac të Skenderajt

Pamje nga punimet

Tashmë po zhvillohen punime për rregullimin e ndriçimit publik në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna thuhet se këto punime po bëhen sepse në këtë segment ka lëvizje të madhe të këmbësorëve, shkruan Telegrafi.

“Në kuadër të këtij projekti, punimet aktualisht po realizohen në fshatin Polac përgjatë rrugës kryesore që lidhë komunën tonë me atë të Vushtrrisë, për faktin që në këtë segment ka lëvizje të madhe të këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë mbikëqyrë ecurinë e punimeve, të cilat siç ka bërë të ditur Komuna, do të zhvillohen edhe në fshatra tjera.

Kujtojmë që ditë më parë, punime të këtij lloji janë bërë edhe në fshatin Turiqec të kësaj komune./Telegrafi/

Exit mobile version