Site icon Telegrafi

Zhvillimi i një sistemi të avancuar kadastral, Komuna e Drenasit marrëveshje bashkëpunimi me AKK-në

Të enjten nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me drejtorin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti dhe me kryetarë të komunave.

Në këtë takim ata kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi si cili ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë për implementimin e Kapitullit të VII, i cili parashikon rindërtimin e Kadastrit, transmeton Telegrafi.

Në një njoftim nga komuna e Drenasit thuhet se ky memorandum është një hap drejtë përmirësimit të infrastrukturës kadastrale në Drenas.

“Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës kadastrale në komunën e Drenasit dhe në gjithë Kosovën. Kapitulli VII synon të rrisë efikasitetin dhe transparencën në administrimin e tokës, duke lehtësuar proceset për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ky projekt do të sjellë lehtësira për qytetarët e Drenasit.

“Rindërtimi i Kadastrit është esencial për zhvillimin ekonomik dhe urbanistik të komunës. Ky projekt do të sjellë lehtësira për qytetarët e Drenasit, duke përmirësuar qasjen në informacionet e pronës dhe duke siguruar një menaxhim më të mirë të resurseve tokësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version