Një deklaratë e Bylbyl Sokolit e dhënë pas ndeshjes së Kupës ndërmjet Llapit dhe Gjilanit e zhvilluar më 16 mars të këtij viti, rezultoi me padi ndaj ish-trajnerit të ekipit gjilanas.
Gjilani kishte humbur 4:0 në çerekfinale, por Sokoli kishte shpërthyer me akuza, duke deklaruar se Llapi kishte ndrequr rezultatin përmes gjyqtarëve.
Kjo kishte shtyrë drejtuesit e klubit llapjan që ta padisin atë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për shpifje, transmeton gazetasheshi.
Ndërkohë, të kontaktuar nga Gazeta Sheshi, drejtuesit e klubit llapjan thonë se lënda e tyre ende nuk është shqyrtuar dhe si e tillë ende nuk kanë pranuar thirrje nga Gjykata.
Megjithatë, ata besojnë se shpejt do të ftohen lidhur me padinë e tyre
Ndryshe, kjo është hera e parë që në futbollin kosovar një klub padit një trajner me motivacion për shpifje.
Dëshmia e padisë së KF Llapi ndaj Bylbyl Sokolit.