Formula me eliminim i pilotëve në provat zyrtare të Formula 1 nuk do të ndryshojë edhe në garën e ardhshme në Bahrein, pas 10 ditësh.
Edhe pse kjo formulë ishte zhgënjyese dhe u quajt një dështim nga ana e pilotëve, ajo nuk do të ndryshojë, të paktën për momentin.
“Vendosëm ta praktikojmë edhe një herë në Bahrein dhe pasi të shohim reagimin do të vendosim, nëse do ta modifikojmë sërish formatin, apo do t’i rikthehemi sistemit të vjetër”.
“Nuk mund të marrim një vendim pas vetëm një gare, pasi të marrim opinionin e të gjithëve. Skuadrat nuk e kanë kuptuar atë që po bënin dhe kjo nuk na ndihmoi”, tha Bernie Eccvestone, duke dalë kështu kundër pilotëve dhe fansave, që e quajtën dështim formatin e ri të provave zyrtare, që aplikohet ditën e shtunë.