Luis Suarez shpresonte se ai dhe skuadra e tij mund të bënin befasi duke u rikthyer ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk ndodhi, pasi anglezët fituan 2-0.
Madje Suarez u zëvendësua në minutën e 59-të nga Angel Correa.
Ndërsa uruguaiani u largua, ai kishte një buzëqeshje ironike në fytyrë.
https://www.youtube.com/watch?v=HdovvjGS7MQ
Ai kaloi afër Diego Simeones por nuk i foli, pasi ai ishte i përqendruar te loja.
Suarez zuri vend në shkallët e tribunës, ku vazhdoi të shqyente çorapet në një mënyrë në dukje të irrituar.
Luis Suarez extends his away leg goal drought in the Champions League to 25 games 😬 pic.twitter.com/khaciosxMI
— B/R Football (@brfootball) March 17, 2021
Pavarësisht edicionit të shkëlqyer në La Liga, Suarez nuk arriti të shënonte në këtë sezon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/