Edon Zhegrova është rikthyer në njërin ndër lojtarët kryesorë te Lille, ku në derbi ndaj Lens ka gjetur edhe golin e dytë personal.
Sulmuesi anësor e nisi nga minuta e parë derbi ndaj Lens, ku që në start zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur.
Në minutën e 9-të, ai mori pasim nga Nabil Bentaleb, duke pranuar topin para zonës, për të dribluar një mbrojtës dhe për të gjetur rrjetën për 1-0. Edhe në fillimin e pjesës së dytë, Zhegrova sërish gjeti golin, duke përfituar nga një top i kthyer për të shënuar për 2-0.
Një paraqitje shumë e mirë e yllit të Kosovës për Lille, pasi po luajnë një nga rivalët më të mëdhenj për një vend në Ligën e Kampionëve është pikërisht Lens.
Ky ishte goli i pestë i Edon Zhegrovës te Lille në Ligue 1, ndërsa ka edhe pesë asistime. /Telegrafi/