Pak më herët u raportua se një aeroplan i cili ishte nisur nga Xhakarta e Indonezisë ishte zhdukur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar lokal ka thënë se peshkatarët kanë gjetur ato që dukej se ishin rrënojat e një avioni në ujërat në veri të Xhakartës.
Një deklaratë e tillë vjen pak pas lajmit se aeroplani me dhjetëra pasagjerë u raportua i zhdukur pak pas nisjes nga kryeqyteti indonezian.
Avioni është një Boeing 27-vjeçar, sipas detajeve të regjistrimit të përfshira në të dhënat e përcjelljes së Flightradar24.
Ai u ngrit menjëherë pas orës 2.30 pasdite dhe humbi kontaktin shpejt më vonë, i tha një zyrtari kërkimi dhe shpëtimi televizionit lokal.
Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin përpara se të bëjë një deklaratë më të plotë.
Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në Twitter se ‘Fluturimi SJ182’ humbi më shumë se 3 mijë metra lartësi, në më pak se një minutë – rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta.
Në bord ishin 56 pasagjerë, përfshirë 10 fëmijë, sipas deklaratës së një zyrtari nga agjencia kombëtare e kërkimit dhe e shpëtimit, Basarnas.
Mediet lokale ndërkohë raportojnë se ishin 6 persona të ekuipazhit, gjithsej 62 persona në aeroplan. /Telegrafi/