Zyra e kryeministrit izraelit ka njoftuar se një shtetas izraelit me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe është zhdukur prej dy ditësh.
PMO tha në një deklaratë se Zvi Kogan, një shtetas izraelit, ishte zhdukur që nga pasditja e së enjtes.
Kogan është një përfaqësues i Chabad, një lëvizje fetare e hebrenjve, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Zyra e PMO tha se “që kur ai u zhduk dhe për shkak të informacionit që sugjeronte se ky ishte një incident terrorist, një hetim i gjerë u nis në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë izraelite kanë funksionuar pa u lodhur, për shkak të shqetësimit të tyre për mirëqenien dhe sigurinë e Zvi Kogan”, tha zyra.
Bëhet e ditur se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Izraelit u kishte rekomanduar më parë qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/